Qëndra Amerikane e Kurseve “Kristofor Kolombi” ju ofron trajnime profesionale në të
gjitha profesionet me një standard shumë të lartë në mësimdhënie, orë të mjaftueshme, çmime konkuruese, me pedagogë të përkushtuar dhe me eksperiencë (p.sh. trajnime në rr – mësuesi, komunikim, shkrim profesional, teknologji). Këto trajnime mund t’i kryeni edhe brenda ambjenteve të punës në një orar që i përshtatet stafit tuaj. Ju mund të studioni gjithashtu lëndët që jepen në universitete, si: Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, etj.
Mbi Mësimdhënien
Profesorët : janë me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie, me gradat më të larta akademike. Ata përdorin kërkimet më të fundit rezultative në metodologjitë e mësimdhënies duke përfshirë edhe teknologjinë si mjet të domosdoshëm.
Ambjentet: mësimdhenia ndiqet në ambjente të formuluara sipas metodologjive boshkëkohore. Klasat janë të vogla në mënyrë që kursantët të praktikojnë sa më shumë kursin.
Metodat: ofrojmë metodat më të fundit, me një curriculum të gjithanshëm ndërdisiplinar, i cili i përshtatet kërkesave specifike të kursantëve, të përzgjedhura në bashkëpunim me institucionet autoritare.
Klasat: organizohen me pjesëmarrje dinamike me prezantime të vazhdueshme në fusha të ndryshme të dijes për të përsëritur njohuritë e dhëna.
Çertifikata: pas provimit përfundimtar kursanti merr çertifikatë sipas vlerësimit standart dhe çertifikata njihet nga Ministria e Arsimit.
Regjistrimi
Testi falas: Studentët që fillojnë një nivel përveç atij A1, i nënshtrohen një testi përcaktues niveli për të siguruar që studenti ndjek nivelin e duhur. Testi ofrohet falas.
Orari : nga ora 07.00 am deri në orën 22.00 pm, nga e Hëna në të Diel.
Grupet: ndahen ne 4 lloje: 6-8 veta ; 3-4 veta; 2 veta, dhe individual. Orari finalizohet me grupin sipas preferencave që sejcili nga ata ka. Grupet përshtaten sipas grupmoshave të ndryshme.
Çmimet: janë tejet konkuruese krahasuar me standartin më të lartë të mësimdhënies. Pagesa bëhet në fillim të çdo niveli ose me 3 këste. Tre seancat e para janë gjithmonë falas në mënyrë qe kursanti të bindet për cilësinë e shërbimit.
Oferta të larmishme.Për të qenë gjithmonë në dijeni të ofertave shikoni kategorinë e ofertave në rrjetet sociale ose na kontaktoni.
.