Yoga

You are here:

Qendra Amerikane e Kurseve “Kristofor Kolombi” ju ofron të përfitoni nga Yoga (Hatha Yoga; Astanga Yoga, Meditation etj.,) për të arritur harmoninë e qenies. Yoga është një sistem gjithëpërfshirës për zhvillimin fizik, mendor dhe shpirtëror. Investoni në shëndetin tuaj!

Mbi Mësimdhënien

Profesorët :  janë me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie, me gradat më të larta akademike. Ata përdorin kërkimet më të fundit rezultative në metodologjitë e mësimdhënies duke përfshirë edhe teknologjinë si mjet të domosdoshëm.

Ambjentet: mësimdhenia ndiqet në ambjente të formuluara sipas metodologjive boshkëkohore. Klasat janë të vogla në mënyrë që kursantët të praktikojnë sa më shumë kursin.

Metodat: ofrojmë metodat më të fundit,  me një curriculum të gjithanshëm ndërdisiplinar, i cili i përshtatet kërkesave specifike të kursantëve, të përzgjedhura në bashkëpunim me institucionet autoritare.

Klasat:  organizohen me pjesëmarrje dinamike me prezantime të vazhdueshme në fusha të ndryshme të dijes për të përsëritur njohuritë e dhëna.

Çertifikata: pas provimit përfundimtar kursanti merr çertifikatë sipas vlerësimit standart dhe çertifikata njihet nga Ministria e Arsimit.

Regjistrimi

Testi falas: Studentët që fillojnë një nivel përveç atij A1, i nënshtrohen një testi përcaktues niveli  për të siguruar që studenti ndjek nivelin e duhur. Testi ofrohet falas.

Orari : nga ora 07.00 am deri në orën 22.00 pm, nga e Hëna në të Diel. 

Grupet: ndahen ne 4 lloje: 6-8 veta ; 3-4 veta; 2 veta, dhe individual. Orari finalizohet me grupin sipas preferencave që sejcili nga ata ka. Grupet përshtaten sipas grupmoshave të ndryshme.

Çmimet: janë tejet konkuruese krahasuar me standartin më të lartë të mësimdhënies. Pagesa bëhet në fillim të çdo niveli ose me 3 këste.  Tre seancat e para janë gjithmonë falas në mënyrë qe kursanti të bindet për cilësinë e shërbimit.

Oferta të larmishme.Për të qenë gjithmonë në dijeni të ofertave shikoni kategorinë e ofertave  në rrjetet sociale ose na kontaktoni.

.

Dëshironi të dini më tepër?
Plotësoni formën ose na telefononi në numrat tanë të telefonit.