Program pas shkollor për fëmijët tuaj

You are here:

Qendra Amerikane e Kurseve “Kristofor Kolombi” ofron programe pas shkollore për fëmijë. Ne garantojmë:

  • Ambient argëtues dhe të sigurt
  • Staf të përkushtuar dhe kualifikuar
  • Grupe të vogla studimi për të gjithë grupmoshat (4-6 persona)
  • Mësim individual
  • Aktivete zbavitëse ekstra-kurrikulare
  • Ndërgjegjësim dhe kontribut në komunitet

Mbi Mësimdhënien

Profesorët: Janë me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie, me gradat më të larta akademike. Ata përdorin kërkimet më të fundit rezultative në metodologjitë e mësimdhënies, duke përfshirë edhe teknologjinë si mjet të domosdoshëm.

Ambientet: Mësimdhënia ndiqet në ambiente të krijuara sipas metodologjive bashkëkohore. Klasat janë të vogla në mënyrë që kursantët të praktikojnë sa më shumë gjatë mësimit.

Metodat: Ne ofrojmë metodat më të fundit, me një curriculum të gjithanshëm ndërdisiplinar, i cili i përshtatet kërkesave specifike të kursantëve, të përzgjedhura në bashkëpunim me institucionet arsimore.

Klasat: Organizohen me pjesëmarrje dinamike, me prezantime të vazhdueshme në fusha të ndryshme të dijes për të përsëritur njohuritë e dhëna.

Certifikata: Pas provimit përfundimtar kursanti pajiset me certifikatë, sipas vlerësimit standard. Certifikata njihet nga Ministria e Arsimit.

 

 

Regjistrimi

Testi falas: Studentët që fillojnë një nivel përveç atij A1, i nënshtrohen një testi përcaktues niveli  për të siguruar që studenti ndjek nivelin e duhur. Testi ofrohet falas.

Orari: Nga ora 7.00 am deri në orën 22.00 pm, nga e hëna në të diel. 

Grupet ndahen ne 4 lloje: 6-8 veta; 3-4 veta; 2 veta, dhe individual. Orari finalizohet me grupin sipas preferencave që secili ka. Kurset përshtaten sipas grupmoshave të ndryshme.

Çmimet: Janë tejet konkurruese krahasuar me standartin më të lartë të mësimdhënies. Pagesa bëhet në fillim të çdo niveli ose me 3 këste.  Tre seancat e para janë gjithmonë falas në mënyrë qe kursanti të bindet për cilësinë e shërbimit.

Oferta të larmishme: Për të qenë gjithmonë në dijeni të ofertave shikoni kategorinë e ofertave, na ndiqni në rrjetet sociale ose na kontaktoni.

.

Dëshironi të dini më tepër?
Plotësoni formën ose na telefononi në numrat tanë të telefonit.