Turqisht Online

kristofor kolombi online Tek “Kolombi” ju keni mundësinë të mësoni një gjuhë të huaj edhe online (individualisht apo në grup). Nuk ka rëndësi ku ndodheni, ne vijmë pranë jush duke ju mundësuar të mësoni gjuhën e huaj me cilësinë dhe përkushtimin që ju dëshironi. Ky kurs ka për qëllim të zhvillojë aftësitë e të folurit, dëgjimit, leximit dhe shkrimit sipas nivelit të kursantit në mënyrë të tillë që ai të komunikojë në gjuhën e huaj por edhe të kuptojë kontekstin kulturor. Mësimnxënia bazohet në metodologjinë “Task Based” e cila i jep përparësi të veçantë aftësive komunikuese, duke organizuar orët mësimore në mënyrë interaktive dhe duke kontekstualizuar gjuhën edhe sipas preferencave dhe eksperiencave të vetë kursantëve. Kursantët inkurajohen vazhdimisht të përdorin gjuhën në mënyrë interaktive me anë të aktiviteteve, projekteve dhe prezantimeve të larmishme që ngjallin interes të veçantë për ta dhe janë koherente me ditët e sotshme.