Turqisht për të Rritur

turkish-language-lessons-online-via-skype“Turqishtja Intensive” ofrohet për të gjithë kursantët që duan të përvetësojnë Gjuhën Turke në një kohë të shkurtër. Kursanti mbaron çdo nivel (A1, A2, B1, B2, C1, C2) për afro tre muaj, çfarë do të thotë që ai arrin nivelin e avancuar vetëm për një vit e gjysëm. Ky kurs ka për qëllim të zhvillojë aftesitë e të folurit, dëgjimit, leximit dhe shkrimit sipas nivelit të kursantit në mënyrë të tillë që ai të komunikojë në gjuhën e huaj por edhe të kuptojë kontekstin kulturor. Mësimnxënia bazohet në metodologjinë “Task Based” e cila i jep përparësi të veçantë aftësive komunikuese, duke organizuar orët mësimore në mënyrë interaktive dhe duke kontekstualizuar gjuhën edhe sipas preferencave dhe eksperiencave të vetë kursantëve. Kursantët inkurajohen vazhdimisht të përdorin gjuhën në mënyrë interaktive me anë të aktiviteteve, projekteve dhe prezantimeve të larmishme që ngjallin interes të veçantë për ta dhe janë koherente me ditët e sotshme.

Mbi Mësimdhënien

  • Profesorët tanë janë me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie, me gradat më të larta akademike, të cilët përdorin kërkimet më të fundit rezultative në metodologjitë e mësimdhënies duke përfshirë edhe teknologjinë si mjet të domosdoshëm.
  • Mësimdhenia ndiqet në ambjente të formuluara sipas metodologjive boshkëkohore.
  • Tek “Kolombi” ju punoni me metodat më të fundit,  me një curriculum të gjithanshëm ndërdisiplinar, i cili i përshtatet kërkesave specifike të kursantëve, të përzgjedhura në bashkëpunim me institucionet autoritare.
  • Klasat kërkojnë pjesëmarrje dinamike me prezantime në fusha të ndryshme të dijes dhe kurstantët kalojnë testime të vazhdueshme për të përsëritur njohuritë e dhëna
  • Ne ofrojmë dhe klasa shtesë laboratorike si dhe takime me të ftuar specialë nga vende të ndryshme të botës të cilët sjellin ekspertizën në lidhje me temat e diskutimit në klasë.
  • Pas provimit përfundimtar kursanti merr çertifikatë sipas vlerësimit standart.
  • Më pas, mund të përfitoni dhe nga “Programet Jashtë Shtetit” (të cilat i gjeni nën direktorinë “Study Abroad”).

Regjistrimi

  • Studentët që fillojnë një nivel tjetër përveç atij A1, i nënshtrohen një testi për të siguruar që studenti ndjek nivelin e duhur.
  • Klasat variojnë nga ora 8.00 në orën 21.00 dhe grupi është nga gjashtë veta deri në dhjetë (ose grupe më të vogla individuale dhe sipas kerkeses).Orari finalizohet me grupin sipas preferencave.
  • Çmimet janë tejet konkuruese krahasuar me standartin më të lartë të mësimdhënies. Pagesa bëhet në fillim të çdo niveli. Për pagesë të të gjitha niveleve së bashku kursantët përfitojnë një ulje Për të qenë gjithmonë në dijeni të ofertave tona vizitoni faqen tonë në facebook, https://www.facebook.com/KolombiShkollaAmerikane,  apo nën kategorinë e ofertave tek webpage www.kristoforkolombi.com.
  • Kursanti pajiset me rregulloren e shkollës si dhe planin mësimor për të gjithë nivelin.