Turqisht për Adoleshentë

Një kurs me gjashtë nivele!

Në kurset për adoleshentë ne përdorim metoda të ilustruara shumë bukur, të cilat u mundësojnë adoleshentëve mësimin e gjuhës Turke në një mënyrë interaktive, zbavitëse dhe super të efektshme. Adoleshentët mësojnë të vënë në praktikë fjalët e reja ndërmjet aktivitetete vetkrijuese sipas metodologjive më të fundit të mësimnxënies. Metodat që ne kemi zgjedhur për mësimdhënie  zhvillojnë aftësitë e studentëve për studime të pavarura, për të thelluar mendimin kritik dhe për të përmirësuar teknikat që nevojiten në provime. Kurset ofrojnë plane të qarta dhe të qëndrueshme të strukturave gramatikore që janë thelbësore për mësonjësit e gjuhës Turke duke i kombinuar ato me metodat e gjuhës mëmë. Ky kombinim i metodologjive të mësimnxënies linguistike të gjuhës mëmë me atë të huaj u ofron kursantëve mundësinë që të zhvillojnë edhe aftësi linguistike të shkëlqyeshme. Strukturat gramatikore përforcohen me praktikë dhe teste, të përfshira në metodë. Ky kurs u mundëson kursantëve të përballojnë me sukses provimet përfundimare dhe i përgatit gjithashtu për studime të mëtejshme në Turqisht në komunikimin e përditshëm.    

Mbi Mësimdhënien

  • Profesorët tanë janë me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie, me gradat më të larta akademike, të cilët përdorin kërkimet më të fundit rezultative në metodologjitë e mësimdhënies duke përfshirë edhe teknologjinë si mjet të domosdoshëm.
  • Mësimdhenia ndiqet në ambjente të formuluara sipas metodologjive boshkëkohore.
  • Tek “Kolombi” ju punoni me metodat më të fundit,  me një curriculum të gjithanshëm ndërdisiplinar, i cili i përshtatet kërkesave specifike të kursantëve, të përzgjedhura në bashkëpunim me institucionet autoritare.
  • Klasat kërkojnë pjesëmarrje dinamike me prezantime në fusha të ndryshme të dijes dhe kurstantët kalojnë testime të vazhdueshme për të përsëritur njohuritë e dhëna
  • Ne ofrojmë dhe klasa shtesë laboratorike si dhe takime me të ftuar specialë nga vende të ndryshme të botës të cilët sjellin ekspertizën e tyre në lidhje me temat e diskutimit në klasë.
  • Pas provimit përfundimtar kursanti merr çertifikatë sipas vlerësimit standart.
  • Më pas, mund të përfitoni dhe nga “Programet Jashtë Shtetit” (të cilat i gjeni nën direktorinë “Study Abroad”)

Regjistrimi

  • Studentët që fillojnë një nivel tjetër përveç atij A1, i nënshtrohen një testi për të siguruar që studenti ndjek nivelin e duhur.
  • Klasat variojnë nga ora 8.00 në orën 21.00 dhe grupi është nga gjashtë veta deri në dhjetë (ose grupe më të vogla individuale dhe sipas kerkeses).Orari finalizohet me grupin sipas preferencave.
  • Çmimet janë tejet konkuruese krahasuar me standartin më të lartë të mësimdhënies. Pagesa bëhet në fillim të çdo niveli. Për pagesë të të gjitha niveleve së bashku kursantët përfitojnë një ulje Për të qenë gjithmonë në dijeni të ofertave tona vizitoni faqen tonë në facebook, https://www.facebook.com/KolombiShkollaAmerikane,  apo nën kategorinë e ofertave tek webpage www.kristoforkolombi.com.
  • Kursanti pajiset me kontratë të pagesës, rregulloren e shkollës si dhe planin mësimor për të gjithë nivelin.