SPANJISHT

40Kolombi” ofron kurse në gjuhën Spanjolle për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur në të gjitha nivelet dhe për të gjitha kërkesat, përfshirë dhe provimet e ndryshme që kërkohen për brenda apo jashtë vendit.Ne përdorim metodat e fundit për mësimnxënien e Gjuhës Spanjolle duke ofruar projekte të shumëllojshme që kursantët të mësojnë jo vetëm në ambjentet e Shkollës sonë por edhe në praktikë, duke u bërë pjesë e eksperiencave unike në kontekste të ndryshme socialo-kulturore.

  1. Spanjisht për Fëmijë
  2. Spanjisht për Adoleshentë
  3. Spanjisht për të Rritur
  4. Spanjishte e Folur
  5. Spanjishte e Shkruar
  6. Spanjishte Akademike
  7. Spanjishte Profesionale
  8. Përgatitje për Provime
  9. Spanjishte Individuale
  10. Spanjisht në Shtëpi
  11. Spanjisht Online

Informacion i mëtejshëm për regjistrimin e këtyre kurseve:

Profesorët tanë janë me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie, me gradat më të larta akademike, të cilët përdorin kërkimet më të fundit rezultative në metodologjitë e mësimdhënies duke përfshirë edhe teknologjinë si mjet të domosdoshëm.

  • Ju pajiseni me një çertifikatë për çdo nivel dhe për cdo kurs
  • Çmimet janë tejet konkuruese krahasuar me standartin më të lartë të mësimdhënies
  • Tek “Kolombi” ju punoni me metodat më të fundit, të përzgjedhura në bashkëpunim me institucionet autoritare.
  • Mund të përfitoni dhe nga “Programet Jashtë Shtetit” (të cilat i gjeni më në detaj nën direktorinë “Study Abroad”
  • Mund të përfitoni dhe nga ofertat tona të herëpashershme (të cilat postohen në faqen tonë facebook apo nën kategorinë e ofertave)

Regjistrimi
Studentët që fillojnë një nivel tjetër përveç atij A1, i nënshtrohen një testi për të siguruar që studenti ndjek nivelin e duhur.
Klasat variojnë nga ora 8.00 në orën 20.00 dhe grupi është nga gjashtë veta deri në dymbëdhjetë (ose grupe me te vogla individuale dhe sipas kerkeses).

Orari finalizohet me grupin sipas preferencave.

Pagesa bëhet në fillim të çdo niveli. Për pagesë të të gjitha niveleve së bashku kursantët përfitojnë një ulje (për të qenë gjithmonë në dijeni të ofertave tona vizitoni faqen tonë).
Pas provimit përfundimtar kursanti merr çertifikatë me notë sipas vlerësimit standart (90-100 pikë – Shkëlqyeshëm / 80-90 pikë – shumë mirë / 70-80 pikë – mirë, etj.).