Anglishte e Folur

rriturA.   Anglishte e Folur – Niveli elementar Anglishtja e Folur (101), është programuar për studentë të një niveli elementar. Ky program përgatit studentët të përmirësojnë aftësitë e tyre në të folur në fusha të ndryshme të komunikimit të jetës së përditshme. Studentët arrijnë komunikimin bazë në të folur dhe saktësi nga ana fonetike por edhe ajo gramatikore gjatë klasave super interaktive. B. (Anglishte e Folur- Niveli mesatar) Anglishtja e Folur (102), është programuar edhe për studentë të një niveli mesatar. Ky program përgatit studentët të përmirësojnë aftësitë e tyre në të folur në fusha të ndryshme të komunikimit por gjithashtu ti përgatisë ata në fushën profesionale me anë të prezantimeve që ata bëjnë ose individualisht ose në grup. Studentët arrijnë rrjedhshmëri në të folur dhe saktësi nga ana fonetike por edhe ajo gramatikore gjatë klasave super interaktive. Kursantët kanë mundësi të zgjerojnë fjalorin e tyre jashtë mase në fusha të ndryshme ndërdisiplinare. C.  (Anglishte e Folur- Niveli mbi mesatar) Anglishtja e Folur (103) është programuar për studentë të një niveli të avancuar. Ky program përgatit studentët të përmirësojnë aftësitë e tyre në të folur në fusha të ndryshme të komunikimit por gjithashtu ti përgatisë ata në fushën profesionale me anë të prezantimeve që ata bëjnë ose individualisht ose në grup. Studentët arrijnë rrjedhshmëri në të folur dhe saktësi nga ana fonetike por edhe ajo gramatikore gjatë klasave super interaktive.

Mbi Mësimdhënien

  • Profesorët tanë janë me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie, me gradat më të larta akademike, të cilët përdorin kërkimet më të fundit rezultative në metodologjitë e mësimdhënies duke përfshirë edhe teknologjinë si mjet të domosdoshëm.
  • Mësimdhenia ndiqet në ambjente të formuluara sipas metodologjive boshkëkohore.
  • Tek “Kolombi” ju punoni me metodat më të fundit,  me një curriculum të gjithanshëm ndërdisiplinar, i cili i përshtatet kërkesave specifike të kursantëve, të përzgjedhura në bashkëpunim me institucionet autoritare.
  • Klasat kërkojnë pjesëmarrje dinamike me prezantime në fusha të ndryshme të dijes dhe kurstantët kalojnë testime të vazhdueshme për të përsëritur njohuritë e dhëna
  • Ne ofrojmë dhe klasa shtesë laboratorike si dhe takime me të ftuar specialë nga vende të ndryshme të botës të cilët sjellin ekspertizën e tyre në lidhje me temat e diskutimit në klasë.
  • Pas provimit përfundimtar kursanti merr çertifikatë sipas vlerësimit standart.
  • Më pas, mund të përfitoni dhe nga “Programet Jashtë Shtetit” (të cilat i gjeni nën direktorinë “Study Abroad”)
 

Regjistrimi

  • Studentët që fillojnë një nivel tjetër përveç atij A1, i nënshtrohen një testi për të siguruar që studenti ndjek nivelin e duhur.
  • Klasat variojnë nga ora 8.00 në orën 21.00 dhe grupi është nga gjashtë veta deri në dhjetë (ose grupe më të vogla individuale dhe sipas kerkeses).Orari finalizohet me grupin sipas preferencave.
  • Çmimet janë tejet konkuruese krahasuar me standartin më të lartë të mësimdhënies. Pagesa bëhet në fillim të çdo niveli. Për pagesë të të gjitha niveleve së bashku kursantët përfitojnë një ulje Për të qenë gjithmonë në dijeni të ofertave tona vizitoni faqen tonë në facebook, https://www.facebook.com/KolombiShkollaAmerikane,  apo nën kategorinë e ofertave tek webpage www.kristoforkolombi.com.
  • Kursanti pajiset me kontratë të pagesës, rregulloren e shkollës si dhe planin mësimor për të gjithë nivelin.