Anglisht për fëmijë

kristofor kolombi anglisht femijeNjë kurs me gjashtë nivele për një program intensiv me shumë orëNë kurset për fëmijë ne përdorim metoda të ilustruara shumë bukur, të cilat u mundësojnë fëmijëve mësimin e gjuhës Angleze në një mënyrë interaktive, zbavitëse dhe super të efektshme. Fëmijët mësojnë të vënë në praktikë fjalët e reja ndërmjet aktiviteteve vetkrijuese sipas metodologjive më të fundit të mësimnxënies. “Footprints” ofron një përmbajtje ndër-kurrikulare me qëllime gjuhe të identifikuara dhe të testuara në realitet të cilat u mundësojnë femijëve një fjalor të pasur në tema të ndryshme. Niveli 1 dhe 2 i dërgon fëmijët në një udhëtim magjik, në takim me personazhe përrallash të njohur në kërkim të një thesari. Niveli 3 de 4 vazhdon idenë e udhëtimit në kontekstin e mistershëm dhe aventurave të larmishme të cilat u përshtaten botës së fëmijëve në këtë moshë. Niveli 5 dhe 6 zhvillon strategjitë e mësimdhënies së fëmijëve dhe aftësitë linguistike përgjatë eksplorimit të karaktereve të ndryshme të Klubit të Footprints. “English World” është një kurs me dhjetë nivele i cili i shoqëron fëmijët nga parashkollori deri në përfundim të 8-vjeçarit. Kjo metodë kombinon metodologjitë interaktive  me modele të reja didaktike të cilat i përshtaten një mësimdhënie moderne.

Mbi Mësimdhënien

  • Profesorët tanë janë me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie, me gradat më të larta akademike, të cilët përdorin kërkimet më të fundit rezultative në metodologjitë e mësimdhënies duke përfshirë edhe teknologjinë si mjet të domosdoshëm.
  • Mësimdhenia ndiqet në ambjente të formuluara sipas metodologjive boshkëkohore.
  • Tek “Kolombi” ju punoni me metodat më të fundit,  me një curriculum të gjithanshëm ndërdisiplinar, i cili i përshtatet kërkesave specifike të kursantëve, të përzgjedhura në bashkëpunim me institucionet autoritare.
  • Klasat kërkojnë pjesëmarrje dinamike me prezantime në fusha të ndryshme të dijes dhe kurstantët kalojnë testime të vazhdueshme për të përsëritur njohuritë e dhëna
  • Ne ofrojmë dhe klasa shtesë laboratorike si dhe takime me të ftuar specialë nga vende të ndryshme të botës të cilët sjellin ekspertizën në lidhje me temat e diskutimit në klasë.
  • Pas provimit përfundimtar kursanti merr çertifikatë sipas vlerësimit standart.
  • Më pas, mund të përfitoni dhe nga “Programet Jashtë Shtetit” (të cilat i gjeni nën direktorinë “Study Abroad”)

Regjistrimi

  • Studentët që fillojnë një nivel tjetër përveç atij A1, i nënshtrohen një testi për të siguruar që studenti ndjek nivelin e duhur.
  • Klasat variojnë nga ora 8.00 në orën 21.00 dhe grupi është nga gjashtë veta deri në dhjetë (ose grupe më të vogla individuale dhe sipas kerkeses).Orari finalizohet me grupin sipas preferencave.
  • Çmimet janë tejet konkuruese krahasuar me standartin më të lartë të mësimdhënies. Pagesa bëhet në fillim të çdo niveli. Për pagesë të të gjitha niveleve së bashku kursantët përfitojnë një ulje Për të qenë gjithmonë në dijeni të ofertave tona vizitoni faqen tonë në facebook, https://www.facebook.com/KolombiShkollaAmerikane,  apo nën kategorinë e ofertave tek webpage www.kristoforkolombi.com.
  • Kursanti pajiset me  rregulloren e shkollës si dhe planin mësimor për të gjithë nivelin.

Informacion i mëtejshëm për regjistrimin e këtyre kurseve:

Profesorët tanë janë me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie, me gradat më të larta akademike, të cilët përdorin kërkimet më të fundit rezultative në metodologjitë e mësimdhënies duke përfshirë edhe teknologjinë si mjet të domosdoshëm.

  • Ju pajiseni me një çertifikatë për çdo nivel dhe për cdo kurs
  • Çmimet janë tejet konkuruese krahasuar me standartin më të lartë të mësimdhënies
  • Tek “Kolombi” ju punoni me metodat më të fundit, të përzgjedhura në bashkëpunim me institucionet autoritare.
  • Mund të përfitoni dhe nga “Programet Jashtë Shtetit” (të cilat i gjeni më në detaj nën direktorinë “Study Abroad”
  • Mund të përfitoni dhe nga ofertat tona të herëpashershme (të cilat postohen në faqen tonë facebook apo nën kategorinë e ofertave)

Regjistrimi
Studentët që fillojnë një nivel tjetër përveç atij A1, i nënshtrohen një testi për të siguruar që studenti ndjek nivelin e duhur.
Klasat variojnë nga ora 8.00 në orën 20.00 dhe grupi është nga gjashtë veta deri në dymbëdhjetë (ose grupe me te vogla individuale dhe sipas kerkeses).

Orari finalizohet me grupin sipas preferencave.

Pagesa bëhet në fillim të çdo niveli. Për pagesë të të gjitha niveleve së bashku kursantët përfitojnë një ulje (për të qenë gjithmonë në dijeni të ofertave tona vizitoni faqen tonë).
Pas provimit përfundimtar kursanti merr çertifikatë me notë sipas vlerësimit standart (90-100 pikë – Shkëlqyeshëm / 80-90 pikë – shumë mirë / 70-80 pikë – mirë, etj.).