Yoga

Te Kolombi ju mund të përfitoni dhe nga Yoga (Hatha Yoga; Astanga Yoga, Meditation) për të arritur harmoninë e qënies suaj.

Hatha Yoga unnamed-4-240x300 balancon trurin me trupin nëpërmjet një sëre pozicionesh fizike (“Asanas”), praktikave kthjelluese dhe pastruese, frymëmarrjes së kontrolluar, dhe qetësimit të mendjes nëpërmjet relaksimit dhe meditimit. Kombinimi i fokusimit të vëmendjes, frymëmarrjes, dhe lëvizjeve fizike jep rezultate në përmirësimin e një sërë problemesh shëndetësore nëse ndiqet rregullisht. Prakticientët e Hatha Yoga rrëfejnë se arrijnë të flenë më mirë, të kenë energji pozitive, të jenë të lehtësuar nga dhimbja e muskujve, të shpinës dhe qafës, të kenë hequr dorë shumë më lehtë nga zakonet e këqija që përkeqësojnë shëndetin (si duhani, pija, etj,), si dhe të kenë krijuar një trup për të patur zili.
CorePower Yoga ose Ashtanga Vyniasa Yoga përqëndrohet në lëvizje dhe frymëmarrje, një metodë e cila i kthen pozicionet (asanas) në një rrjedhje dinamike. Gjatësia midis një frymëmarrje dhe një frymënxjerrje dikton ndryshimin e lëvizjes së pozicionit. Stili i frymëmarrjes në Ashtanga Vinyasa Yoga është ’’Ujjayi”, një lloj frymëmarrje diafragme që përngjan me tingullin e oqeanit, dhe që mbahet përgjatë gjithë praktikës së lëvizjeve. Nxehtësia e brendshme që krijohet pastron trupin ndërsa përqëndrimi i gjatë në lëvizje kthjellon mendjen si dhe krijon hapësira të reja energjie meditative.